E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Përjashtimi i nxënëses me shami: Drejtoresha e shkollës në Pejë kërkon ndihmën e Policisë, denoncon kërcënimet

- Advertisement1-

Përjashtimi i një nxënëseje nga shkolla fillore e mesme e ulët “Asdreni “ në Pejë, vetëm për shkak të mbulesës, ka nxitur reagime të shumta.

Ky vendim u përcoll edhe me protestë të nxënësve, teksa vajza pas disa ditësh është rikthyer në shkollë. Objekt i kritikave të shumta, që eskaluan në kanosje, ka qenë drejtoresha e shkollës, e cila i ka denoncuar këto raste në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Siç mëson Sinjali, Agime Lajqi, e cila mban pozitën e drejtorit në këtë shkollë, ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast i ka raportuar disa raste të kanosjeve serioze ndaj saj, nëpër rrjete sociale.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se me rastin e denoncimit të rastit, drejtoresha ka deponuar edhe dëshmi lidhur me kërcënimet që ka marrë prej kur nxënësja me shami u ndalua të vijonte mësimin në këtë shkollë.

Pas dhënies së deklaratës së saj para hetuesve policorë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të siguruar prezencën e personave të dyshuar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe drejtoreshën për të marrë një deklaratë lidhur me rastin, por e njëjta akoma nuk ka kthyer përgjigjur.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shtesat e fundvitit prej 100 eurove, Murati jep një lajm të ri

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se qytetarët që nuk kanë nevojë për...

Vdes nxënësi Albatrit Murseli nga Cermjani i Gjakovës

Ka vdekur nxënësi Albatrit Murseli, nxënës i shkollës " Ali M. Hasi", në Cërmjan...

Lajm i hidhur: Vdes vogëlueshi nga Pantina e Vushtrrisë

Familja Beqiri nga Pantina e Vushtrrisë ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e...

Pensionohet drejtori Qefser Bahrami nga Podujeva

Është pensionuar Qefser Behrami, drejtor i shkollës "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës, shkruan...