E premte, 20 Shtator, 2024

Përgatitjet për vitin e ri shkollor 2022-2023: Ministrja takon drejtuesit e Zyrave Arsimore

- Advertisement1-

Në fokus të diskutimeve ishte ecuria e procesit të regjistrimit online të nxënësve në klasat e para dhe të dhjeta, përgatitja e infrastrukturës arsimore, si dhe shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi zhvilloi një takim me drejtuesit e zyrave vendore të arsimit parauniversitar për të diskutuar nga afër rreth përgatitjeve që po bëhen për fillimin e vitit shkollor.

- Advertisement -

“Së bashku me Drejtoreshën e DPAP Rezarta Alla, zhvilluam një takim me drejtuesit e zyrave arsimore vendore, ku diskutuam rreth marrjes së masave përkatëse në të gjitha shkollat e vendit, për të pasur një fillim sa më të mbarë të vitit shkollor 2022-2023” – shkruan ministrja në rrjetin e saj social.

Në fokus të diskutimeve ishte ecuria e procesit të regjistrimit online të nxënësve në klasat e para dhe të dhjeta, përgatitja e infrastrukturës arsimore, si dhe shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit.

Gjatë këtij takimi ministrja Kushi kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha institucionet dhe stafet mësimore për të siguruar që çdo gjë të shkojë sa më mirë, si dhe t’i kushtojnë vëmendje maksimale parapërgatitjeve gjatë kësaj periudhe. /portalishkollor/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...