Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, kryetari i Suharekës dhe drejtori i Arsimit takojnë mësimdhënësit

- Advertisement -

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe drejtori i Arsimit, Remzi Bajselmani kanë takuar sot mësimdhënësit e kësaj komune ku kanë biseduar për fillimin e vitit të ri shkollor, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Muharremaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se po punojnë edhe për infrastrukturën e hapësirave shkollore kudo.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Përgaditjet për fillimin e vitit të ri shkollor po vazhdojnë. 🗂📚📒✏️

Për mësimdhënësit/et dhe nxënësit/et është periudhë e rëndësishme, andaj kemi angazhim maksimal. ✅

- Advertisement -

Po punojmë edhe për infrastrukturën e hapësirave shkollore kudo në Komunën e Suharekës. 🚧

Poashtu po kordinohemi së bashku edhe për aktivitetet kulturore, edukative dhe sportive për muajt në vazhdim.

Bali Muharremaj