Përfundon vlerësimi i jashtëm kolegial në shkollën “Pjetër Bogdani” në Damjan të Gjakovës

- Advertisement -

Nga data 2 deri më 6 dhjetor 2024, në shkollën “Pjetër Bogdani” në Damjan të Gjakovës , Ekipi Komunal për Vlerësim Kolegial ka realizuar me sukses procesin e vlerësimit të udhëhequr nga kolegët e shkollave: “Jahë Salihu” Molliq dhe “Dy Dëshmorët” Sheremet.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement -

Nga data 2 deri më 6 dhjetor 2024, Ekipi Komunal për Vlerësim Kolegial ka realizuar me sukses procesin e vlerësimit të udhëhequr nga kolegët e shkollave: “Jahë Salihu” Molliq dhe “Dy Dëshmorët” Sheremet.

Gjatë këtyre pesë ditëve, patëm nderin të ndajmë dhe të promovojmë praktikat e mira të punës së stafit mësimdhënës, si dhe të shqyrtojmë dokumentacionin zyrtar të shkollës sonë.

Një falënderim i veçantë i shkon drejtorit të shkollës “Jahë Salihu”, z. Isa Zenuni, dhe drejtoreshës së shkollës “Dy Dëshmorët”, znj. Teuta Haxhiu, për bashkëpunimin e tyre të jashtëzakonshëm. Gjithashtu, shprehim mirënjohje për anëtarët e Ekipit Komunal për Vlerësim Kolegial: znj. Samile Sadrija, znj. Shqipe Haxhija, z. Shaban Ramaj, znj. Filloreta Gërvalla Sejda, z. Ilir Gjokaj, znj. Ardiana Feraj Bushati, dhe znj. Drita Beqiraj.

- Advertisement -

Me përzemërsi falënderojmë edhe stafin mësimdhënës të shkollës sonë për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij procesi.

Raporti përfundimtar i Ekipit Komunal, i prezantuar sot në prani të Ekipit për Zhvillimin e Shkollës, do të shërbejë si një udhërrëfyes i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së punës sonë në të ardhmen.

Procesi i Vlerësimit të Shkollës nga kolegët është realizuar me mbështetjen e Drejtorisë së Arsimit Gjakovë, nën drejtimin e znj. Eranda Baçi, znj. Flutur Këpuska, dhe z. Dukagjin Ademi.

Me respekt,
Nazmi Pnishi
Drejtor në SHFMU “Pjetër Bogdani” në Damjan