E diel, 23 Shkurt, 2025

Përfundon trajnimi i edukatoreve për pilotim të Kurrikulës për Edukim në Fëmijërinë e Hershme

- Advertisement1-

Ka përfunduar trajnimi i edukatoreve për pilotim të Kurrikulës për Edukim në Fëmijërinë e Hershme. Njoftimin e ka dhënë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes njê postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Kam kënaqësinë të ju njoftoj se sot kemi përfunduar trajnimin e edukatoreve për fillimin e procesit të pilotimit të Kurrikulës së Edukimit në Fëmijërinë e Hershme, e cila do të pilotohet në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjakovë, Prizren, Suharekë, Gjilan, Kaçanik, Pejë dhe Vushtrri.

Bashkë me anëtarë nga kabineti vizituam sot grupet e ndara të cilat kanë përfunduar trajnimin për Kurrikulën e re, pilotimi i së cilës pritet të fillojë nga muaji shkurt i këtij viti në 12 institucione parashkollore dhe 20 klasë parafillore.

Si Ministri jemi kujdesur që në këtë proces të përfshihen të gjitha format e organizimit të procesit edukativ, në zonat urbane dhe zonat rurale, përfshirë institucionet parashkollore publike, private, publiko-private, qendrat me bazë në komunitet dhe klasat parafillore.

Në këtë proces trajnimi, janë përfshirë edukatoret, drejtoret e institucioneve parashkollore, psikologë\pedagogë të këtyre institucioneve, kordinatorë të cilësisë dhe zyrtarë komunal.

200 pjesëmarrës janë trajnuar për fazën e pilotimit të Kurrikulës për EFH ndërsa rreth 1200 fëmijë janë përfitues në këtë proces.Trajnimi për Kurrikulen e EFH është realizuar po ashtu edhe për të gjithë inspektorët e arsimit në nivel vendi.

/AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....