E premte, 27 Dhjetor, 2024

Përfundimi i gjysmëvjetorit të parë – mesazh nga Rrahim Bekteshi, drejtor i shkollës “Emin Duraku” në Prizren

- Advertisement1-

NJË MESAZH NGA DREJTORI I SHKOLLËS ME RASTIN E PËRFUNDIMIT TË GJYSMËVJETORIT TË PARË

“Të nderuar mësimdhënës, prindër, nxënës dhe të gjithë ju bashkëpunëtorë!

- Advertisement -

Sot shënuam një përmbyllje të suksesshme të gjysmëvjetorit të parë shkollor. Përgjatë kësaj kohe, shkolla jonë ka shënuar të arritura dhe suksese të cilat ia vulosin akoma më shumë vlerën e kësaj vatre e cila ndër vite krijon dhe përkrah gjenitë, mjeshtërit, artistët, të jashtëzakonshmit dhe të jashtëzakonshmet, mendjet krijuese e duart mrekullibërëse.

Vetëm në këtë periudhë katërmujore, shkolla “Emin Duraku” ka shënuar rekord aktivitetesh brenda dhe jashtëshkollore, duke e jetësuar vizionin dhe misionin e saj sublim.

Kështu, përmes pjesëmarrjes aktive të nxënësve dhe mësimdhënësve në themelimin e Klubit të Inteligjencës Artificiale dhe Koduesve të Rinj u dëshmua një punë krijuese dhe e dobishme në kuadër të zhvillimit aktual botëror.

Shkëlqimi i nxënësve tanë në disiplinat sportive në futboll, basketboll e ping pong duke arritur vendet e para në tërë Kosovën është dëshmi tjetër e potencialit të jashtëzakonshëm të tyre, i cili në kombinim me punën e palodhur të mësimdhënësve të zellshëm sjell të arritura gjigante.

Garat periodike në histori, gjeografi, ese në gjuhë, prezentime unike, ligjërata sensibilizuese, vizita në institucione të ndryshme, manifestimi festiv i 28 Nëntorit, ekspozita arti, punime individuale dhe grupore, pjesëmarrja në fushata ndërgjegjësuese janë vetëm një pjesë e punës së bërë çdo ditë në shkollën tonë.

Këto dhe të arriturat e tjera nuk do të finalizoheshin tërësisht pa mbështetjen e miqve tanë, bashkëpunëtorëve tanë, prindërve përkrahës dhe stafit profesional me të cilët krenohemi.

- Advertisement -rrrrrrr

Është puna e secilit prej nesh ajo e cila ka ndërtuar “Emin Durakun” që njohim të gjithë: shkollën iniciatore, shkollën aktive, shkollën moderne me kabinete dhe instalim modern teknologjik, me qasje bashkëkohore dhe pozitiviste për t’i ofruar secilit nxënës mbështetje, siguri dhe zhvillim potenciali.

Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj dhe urimet më të mira me rastin e festave të fundvitit! Paçim shumë suksese të tjera për ta bërë atdheun tonë fole nxënësish me një të ardhme të sigurt dhe të ndritshme, ku shkëlqimi i tyre do të jetë krenari për ne!

Drejtori i shkollës:
Rrahim Bektashi “

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ish-ministri i Arsimit vjen me premtim: Rritje pagash prej 50% për mësimdhënësit

Enver Hoxhaj, ish-Ministër i Arsimit dhe një prej figurave kryesore të PDK-së, ka publikuar...

Përfundimi i gjysmëvjetorit të parë, mesazhi nga Jehona Lushaku, drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë

Drejtoresha e Arsimit në Komunën  e Prishtinës, Jehona Lushaku ka uruar nxënësit, prindërit dhe...

Murati jep lajmin e fundit për ekzekutimin e shtesave prej 100 euro për fëmijët

Ministria i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është bërë ekzekutimi i pagave për shërbyesit...

Rektori Edmond Hajrizi pranohet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Evropës

Me nominim nga anëtarësia, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, duke u bazuar...