E enjte, 23 Janar, 2025

Përfaqësuesit e sindikatave: Nuk pranojmë nëse vlera e koeficientit nuk është mbi 120 euro

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së policëve, Imer Zeqiri thotë se nëse vlera e koeficientit të pagave nuk do të jetë mbi 120 euro, atëherë do të ketë zbritje të pagës dhe jo rritje.

E të njëjtat dilema i kanë edhe nga sektori i arsimit.

- Advertisement -

Meqenëse paga e mësimdhënësve do të sillet prej koeficientit 5.8 nuk dihet për vlerën e tyre.

E nga zyra ligjore e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës kanë thënë se kanë kërkuar nga kryeministri që vlera e tij të jetë sa më e lartë.

Për të llogaritur pagën duhet shumëzuar vlerën e koeficientit me numrin e tij. Pra po që se vlera e koeficientit është 120 euro, zyrtari që ka pagë me koeficient 5 do të marrë pagë 600 euro bazë. Kush e ka koeficientin 15 do të marrë pagën 1800 euro.

Koeficienti më i lartë është 18, që i bie 2160 euro. Me ligj, paga më e lartë duhet të jetë e presidentit.

Kronika e gazetares Fetije Kamberi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Erjona Xhindi: Nota për ‘sjelljen’, një ndërhyrje e domosdoshme në sistemin e vlerësimit shkollor

Erjona Xhindi, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Muço Delo”, Vlorë, analizon ndikimin e rrjeteve sociale...

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...