Përfaqësuesit e KFOR-it italian vizituan shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, shpërndanë revistën “For You”

- Advertisement -

Sot në shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë kanë pritur përfaqësues të KFOR-it Italian, të cilët shpërndanë revistën “For You” për nxënësit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Sot në shkollën tonë patëm kënaqësinë të mirëpresim përfaqësues të KFOR-it Italian, të cilët vizituan ambientet tona dhe shpërndanë revistën “For You” për nxënësit tanë. 📰

Gjatë vizitës, ata u njohën me sukseset e mësimit tërëditor, investimet e fundit që kemi bërë, dhe me kuzhinën e shkollës, e cila po ofron çdo ditë ushqime të shëndetshme për nxënësit tanë. 🇮🇹🇽🇰

Përfaqësuesit u befasuan pozitivisht nga rregulli, mikpritja e ngrohtë dhe buzëqeshjet e nxënësve tanë. 😊

- Advertisement -

Në emër të gjithë komunitetit shkollor, falënderoj KFOR-in Italian për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ofron për shkollën tonë! 🤝