Përfaqësuesi i SBASHK-ut: Deri te ideja për pezullim të grevës arritëm nga presioni

- Advertisement -

Përfaqësuesi i SBASHK-ut në Prishtinë, Afrim Gashi, ka thënë se votimi i mësimdhënësve se a do ta pezullojnë grevën apo jo merr kohë, teksa shtoi se ideja për pezullim ka ardhur nga presioni ndaj tyre.

- paragrafi 1 -

Sipas tij, në rast se kjo rezultati do të vinte brenda ditës, atëherë ata do të akuzoheshin se këtë votim e kanë bërë vetëm, siç tha ai, “shkel e shko”.

- Advertisement -

“Idea e pezullimit ka ardhur nga shkaku i presionit. Ne si mësimdhënës nuk kemi pritur se do të kalojë një kohë kaq e gjatë dhe qeveria të mos e çajë kokën fare me kërkesat sindikale”, është shprehur Gashi në Klan Kosova.

Tutje, Gashi falënderoi Këshillin e Prindërve në komunën e Prishtinës, pasi sipas tij, në një mënyrë i kanë përkrahur mësimdhënësit në kërkesat e tyre deri në momentin kur janë ndarë rrugët e bashkëpunimit pasi mësimdhënësit kanë vendosur për grevë.

“Edhe unë në rast se isha pyetur në cilësinë e prindit se a jam për grevë do të thoja ndoshta jo se fëmija im po humb, por tani kam vendosur si mësimdhënës”, është shprehur Gashi.

- Advertisement -

Më tej, ai tha se SBASHK-u i ka ndjekur të gjithë hapat që duhet ndjekur një sindikatë për të ardhur deri tek vendimi për grevën.

“SBASHK-u ka mbajtur protestë kryesia sindikale e çdo shkolle, pastaj e kemi mbajtur një orë grevë, s’kemi punuar për një orë për ta paralajmëruar qeverinë që të reflektoj. Pastaj, ka ardhur një protestë e të gjithë mësimdhënësve para qeverisë dhe as këtu s’ka reflektuar”, është shprehur Gashi.