“Për veprimet e saja, Ministrja Nagavci duhet të jep dorëheqje të menjëhershme”

- Advertisement -

Ish-kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati, tentoi ta takonte ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin, për t’ia kërkuar dorëheqjen nga ky post të martën, por nuk ia doli pasi ajo nuk ishte aty.

- paragrafi 1 -

Ky veprim i Kastratit vjen pas vendimit të Kushtetueses që ia rrezoi Nagavcit organizimin e mësimit në shkollat e Kamenicës.

- Advertisement -

Ai tha se do të insistojë të takohet me ministren Nagavci.

“Sot, ministres Nagavci ia dorëzuam letrën e dorëheqjes së cilës i mungon veç nënshkrimi i saj. Në përvjetorin e Kushtetutës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që ka shkelur 3 prej dokumenteve kyçe që ruajnë demokracinë në Kosovë; Kushtetutën, Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Veprimi i saj ndërhyrës ka shtrembëruar vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe ka dëmtuar potencialin jashtëzakonisht të dobishëm të reformës në arsim. Për veprimet e saja, Ministrja Nagavci duhet të jep dorëheqje të menjëhershme”, shkroi Kastrati në Facebook.