E shtunë, 21 Shtator, 2024

“Për shpirt të babait tënd do të ngel”- Motra tregon pse vëllai i saj e qëlloi mësuesen me karrige

- Advertisement1-

Anamaria Përgjini, motra binjake e Geraldo Përgjinit, 16-vjeçarit që qëlloi me karrige mësuesen në Lezhë, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania dinamikën e ngjarjes.

Përgjini tha se ndodhet në të njëjtën klasë me vëllanë dhe ishte dëshmitare okulare e asaj që ndodhi.

- Advertisement -

Ajo tha se shkak që Geraldo mori karrigen dhe nuk e kontrolloi veten, ishte pasi mësuesja e kërcënoi se do ta ngelte duke i përmendur dhe babain që i kishte vdekur.

“Jam motra binjake e Geraldo Përgjinit, kam qenë prezent në klasë kur ka ndodhur ngjarja. Kushëriri jonë u çua për t’i treguar diçka vëllait dhe vëllai bëri një reagim, por jo me ton të lartë. Zysha u acarua me kushëririn dhe pastaj iu drejtua vëllait dhe i tha do të të vë mungesë. Dhe pastaj i përmendi punën që e kishte ngel vitin e kaluar në lëndën e saj.

Pastaj i tha: “Për shpirt të babit tim dhe babit tënd do të të ngel dhe ke për ta mbajtur mend”. Pastaj i gjuajti bankës dhe e gjuajti me shkumës në kokë vëllain. Në ato momente vëllai im u çua mori karrigen dhe nuk e kontrolloi dot veten nga gjendja emocionale që i përmendi babain dhe e qëlloi. Vëllai është shumë i mërzitur nga kjo ngjarje. Ne duam drejtësi për vëllain dhe tani do shohim si do shkojë kjo situatë”, tha ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësimdhënësi Fadil Gashi nga Prishtina

Shkolla "Mitrush Kuteli" në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Fadil Gashi, shkruan...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”: Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi...

Mitrovicë, njohës të arsimit propozojnë që lënda “Edukimi për Paqe” të jetë e integruar në kurrikulat shkollore

Një diskutim i organizuar nga rrjeti i organizatave të shoqërisë civile bashkoi rektorë, profesorë...

Pensionohet mësimdhënësi Murat Demolli nga Prishtina

Është pensionuar Murat Demolli, mësimdhënës në shkollën "Gjergj Fishta" në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i...