E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Për shkak të pandemisë: Dhuratat e pazakonta të prindërve në Japoni

- Advertisement1-

Prindërit në Japoni kanë gjetur një mënyrë gjeniale për të festuar lindjen e fëmijëve me të afërmit, të cilët nuk mund t’i takojnë dot për shkak të pandemisë.


Prindërit e të porsalindurve po u dërgojnë të afërmve çanta me oriz që peshojnë njësoj si foshnja. Çantat vijnë në një gamë të gjerë modelesh dhe formash. Disa kanë edhe batanije në mënyrë që të afërmit të ndihen sikur po përqafojnë foshnjën.

- Advertisement -

Pesha e orizit përputhet me peshën e fëmijës dhe çmimi ritet në varësi të peshës dhe zakonisht është 1 jen për gram.

Për shkak të pandemisë: Dhuratat e pazakonta të

“Unë për herë të parë e pata këtë ide rreth 14 vjet më parë kur lindi djali im dhe po mendoja se çfarë mund të bëja për të afërmit që jetonin larg dhe nuk mund të vinin ta shihnin. Kështu që ne vendosëm të bënim qese me oriz që kishte të njëjtën peshë dhe formë si foshnja, kështu që të afërmit mund ta mbanin dhe ta përjetonin ndjesinë,” tha për Guardian Naruo Ono, pronari i dyqanit të orizit Kome no Zoto Yoshimiya.

Një klient pa një nga qeset e orizit me fotografinë e djalit në dyqanin e kompanisë në qytetin Kitakyushu dhe tha se sa interesante ishte. Ono mendoi se mund të ishte një biznes i mirë dhe filloi të prodhojë çanta për klientët, duke marrë gradualisht porosi nga e gjithë Japonia.

Ai e ka zgjeruar gamën e produkteve duke përfshirë qeset e orizit me temë martese. Qeset e orizit të dasmës kanë përfunduar duke u bërë edhe më të njohura se ato të lindjes.

- Advertisement -rrrrrrr

“Gjatë pandemisë, kërkesa për to është rritur vërtet pasi njerëzit nuk kanë qenë në gjendje të udhëtojnë në ceremonitë e dasmës.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...