Për sa do të rriten shtesat e fëmijëve?

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para disa ditësh premtoi nga Gjakova se pas zgjedhjeve lokale do të marrëdisa vendime në të mirë të qytetarëve, ku përmendi rritjen e shtesave për fëmijë.

- paragrafi 1 -

Kurti tha se shtesat për fëmijë do të rriten, por nuk dha detaje konkrete për përqindjen apo shumën e saktë të kësaj rritjeje.

- Advertisement -

Ai shtoi se shifrat do të bëhen publike vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, shkruan AlbanianEducation.net.

Mbetet të shihet nëse Kurti do t’i rrit shtesat për fëmijë para apo pas mbajtjes së balotazhit.

Përveç nënave, Kryeministri përmendi se përfitime të reja do të kenë edhe pensionistët, punëtorët me pagë minimale në sektorin privat dhe veteranët e UÇK-së.