E diel, 19 Janar, 2025

Për prindërit dhe mësuesit, 2 këshilla nga pediatrja Lira Gjika

- Advertisement1-

Në këtë periudhë të vështirë të shkollës në kohë pandemia, mendimet janë të shumta dhe stresi është i madh.


Për këtë arsye pediatrja Lira Gjika ka dhënë dy këshilla për t’i ardhur në ndihmë prindërve:

- Advertisement -

Për prindërit:

Dita e parë e “rrugës së pafund”.
Prindër, ju, që do të dërgoni fëmijën për herë të parë në shkollë, mbajani ju çantën. Të paktën ta lehtësoni nga një peshë, që mund të ndahet, pasi “peshën” më të madhe e ka në veten e tij dhe atë, duhet ta mbajë vetë. Tregojini, që frika është në fillim. Tregojini se po të kishte dëgjuar frikën, ai edhe sot nuk do të ecte. Por përkundrazi, besoi dëshirën e tij për të ecur si mami dhe babi. Ai apo ajo, lëvizi fillimisht duke u dridhur, duke u mbajtur, madje edhe duke u ulur e mos vazhduar më. Mirëpo, një gjë brenda vetes e ngrinte prapë dhe vazhdonte duke qeshur, po dhe duke qarë kur rrëzohej. E megjithatë nuk u tremb, u ngrit dhe vazhdoi. Ajo që ishte më e bukura edhe pse qante e i dhembnin këmbët e duart, prap ngrihej, qeshte dhe ecte edhe më i sigurt, edhe më i mahnitur me veten e tij dhe nuk ndalej më. Po kështu do t’i ndodhë edhe në shkollën. Shpesh do të lodhet, do ndihet i pazoti, por do të vazhdojë, sepse mahnitja ka zënë vend brenda vetes së tij dhe e nxit të vazhdojë. E nxit të vazhdojë të zbulojë universe të rinj, si brenda vetes ashtu dhe përreth tij, por edhe të rizbulojë atë “gjënë” që e njeh, në një mënyrë tjetër. Shkolla është “dera e hyrjes e rrugës pa fund të mundësisë për të ditur”. Prindër! Thuajani këto fjalë fëmijëve tuaj, pasi kanë shumë nevojë për të pasur një mbështetje. Dhe mbështetje më të mirë se fjala e prindit nuk ka.

Për mësuesit:

Edhe pak ditë dhe fillon shkolla. Do të doja, t`u lutem mësuesve, që të jenë zemërgjerë me nxënë sit e tyre. Të mos shohin të metat apo t`u tregojnë ato, që kanë harruar apo, që nuk dinë, por t’u tregojnë , se edhe pse ka qenë një vit i vështirë me shumë ngjarje tronditëse, si tërmetet e përsëritura dhe pandemia e koronës, që i detyroi të ndërpresin mësimin në shkollë dhe ta zhvillojnë online, ata, nxënësit, me mundim, por ia dolën të realizojnë programin. Tregojini se edhe ju e patët të vështirë të realizonit mësimin me modelin e ri online. Felënderojini, që nuk u mërzitën, por e ndoqën mësimin edhe pse nuk ishte e lehtë. Situata është përsëri e rënduar, por së bashku do t`ia dilni të bëni më të mirën. Mësues ju e keni zgjedhur këtë profesion dhe ju nuk mund të quheni të tillë e të ushtroni profesionin tuaj nëse nuk keni nxënësit. Prandaj mësues jini mirënjohës nxënësve dhe jepuni më të mirën e profesionit tuaj, atyre, nxënësve. Po e mbyll me një citat të një mësuesi të vjetër: “mësues i mirë, nuk është ai, që mbush kokën e nxënësit, por ai, që gjen boshllëkun në të dhe e nxit nxënësin të veprojë për ta pasuruar boshllëkun dhe për pasojë pasurohet mendja dhe shpirti.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...