Fshehja e barkut të rrumbullakosur dhe veshja e rrobave të gjera për të mos u dukur është tendencë e së shkuarës.
Veshja e rrobave të tilla, jo vetëm që nuk është më në modë, por duket edhe e tepërt në ditët tona për të fshehur formën e bukur të trupit që i jep fëmija çdo gruaje.
Është viti 2021 dhe nuk ka asgjë më të bukur sesa të zbulosh që një krijesë po vjen në jetë. Falë personazheve të famshëm dhe blogereve të modës, po edhe ndryshimit të mendësisë, të gjitha ne kemi filluar të kuptojmë që i detyroheni trupit një vlerësim për gjendjen në të cilën ndodhet.
Në këtë artikull, do të gjeni tendencat vjeshtë-dimër 2022 që janë perfekte për veshjet e nënave në pritje.
Fundet janë të rehatshme në përditshmëri dhe ideale për periudhën e pritjes së ëmbël. Një fund sateni apo me lule do ta bëjnë barkun e rrumbullakosur të duket edhe me stil.
Kombinoni një fund midi me një pallto për këtë pamje vjeshtë-dimër 2022, sepse do t’ju dhurojë pa shumë përpjekje një pamje shik.
Kjo pamje është ideale sepse, siç e dimë të gjithë, temperatura e trupit ndryshon në mënyrë të ndjeshme kur jeni shtatzënë, kështu që nëse ndiheni ngrohtë, hiqeni pallton dhe nëse ndieni të ftohtë, visheni.
Ky look mund të stilohet në mëngjes ose në mbrëmje, por aspekti më i rëndësishëm i tij është elegant, shumë elegant.