E hënë, 24 Shkurt, 2025

Për nder të 7 Marsit, rektori Qerimi nderon me mirënjohje profesorët e UP-së

- Advertisement1-

Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, për nder të Ditës së Mësuesit – 7 Marsit, ka nderuar me mirënjohje një numër të profesorëve të universitetit, për dedikimin dhe kontributin e veçantë në procesin mësimor, kërkimor dhe artistik për dekada të tëra në universitet.

Motivacioni për mirënjohjet është për kontributin në mësimdhënie dhe sukseset e shënuara në ngritje të cilësisë në arsimin e lartë.

- Advertisement -

Mirënjohjet u janë ndarë prof. Shykrane Germizajt, prof. Abdullah Hamitit, prof. Selim Dacit, prof. Gazmend Rizajt, prof. Besim Rexhajt dhe prof. Eshref Qahilit, të cilët kanë dhënë kontribut qenësor në zhvillimin dhe avancimin e UP-së, nga shërbimi shumëvjeçar në ligjërim, angazhim brenda strukturave të njësive akademike dhe në nivel universiteti, si dhe me punë shkencore e artistike në fushat përkatëse

Për më shumë: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,37,2673

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...