E premte, 10 Janar, 2025

Për mësimdhënësit: Rëndësia e mënyrës së komunikimit gjatë shpjegimit në klasë

- Advertisement1-

Shpjegimi në klasë, komunikimi ballë për ballë, shkëmbimi i mendimeve në formën e pyetje-përgjigjeve, rritin interesin e nxënësve. Mënyrat e komunikimit apo gjestet janë një mjet i rëndësishëm për të kuptuar se si flasim, si mendojmë.

Gjatë zhvillimit të mësimit në klasë, është i pashmangshëm komunikimi mësues-nxënës. Dhe gjatë komunikimit, jo pak herë vihet re shoqërimi i fjalëve me lëvizje duarsh dhe me një mimikë të caktuar. Roli i këtyre gjesteve është një tregues mjaft i rëndësishëm në mënyrën se si ne komunikojmë dhe mendojmë.

- Advertisement -

(1) Gjesti shoqëron mendimet e folësve (shpesh mendimet e pathëna jo vetëm të mësuesve, por edhe të nxënësve), madje qoftë edhe vetëm pak vëmendje, mund të ndihmojë një mësues që të kuptojë ekspresivitetin, natyrën, bagazhin e informacionit të nxënësit. Pra, mund të shërbejë si një dritare për ta njohur dhe për ta kuptuar më mirë nxënësin gjatë komunikimit.

(2) Gjesti mund të ndryshojë mendimet dhe reagimet e bashkëfolësve. Për shembull, një gjest inkurajues i një mësuesi (një shprehi më e qetë në fytyrë, shoqërimi i shpjegimit me lëvizje duarsh, por jo në mënyrë të nervozuar) ka fuqinë për të ndryshuar mënyrën se si nxënësit të përqendrohen, të ndryshojnë kursin e të mësuarit. Ndikimi është gjithnjë pozitiv: më shumë vëmendje, më shumë rezultat.

Por komunikimi nëpërmjet gjesteve mund të shërbejë jo vetëm për mënyrën e shpjegimit, por edhe të vlerësimit në klasë.

Gjestet që nxënësit shfaqin në mënyrë spontane kur flasin, kur pyesin për paqartësitë, janë një tregues mjaft i mirë që mësuesit të kuptojnë apo të depërtojnë në mendimet e tyre. Madje shoqërimi i një përgjigjeje me gjeste i një nxënësi në klasë, mund t’i shërbejë mësuesit për ta vlerësuar atë. Kjo, pasi gjestet e nxënësve shpesh shfaqin informacion për mënyrën se si ata mendojnë e që s’mund ta shprehin në të shkruar. Pra, gjestet mund t’u sigurojnë mësuesve informacion të rëndësishëm për njohuritë e nxënësve të tyre.

Pra, komunikimi luan një rol kryesor. Ky komunikim shoqërohet me anë të gjesteve, të cilat, në mënyrën e tyre, janë tregues. Së pari, gjesti pasqyron atë që nxënësit dinë dhe prandaj mund të shërbejë si një dritare drejt mendimeve të tyre. E rëndësishme është, se kjo dritare shpesh zbulon mendime që nxënësit as nuk i dinë se i kanë. Inkurajimi i tyre që të përfshihen në komunikim, apo në bashkëbisedim, ka fuqinë të zbulojë te mësuesi mendime mjaft të dobishme për t’i njohur ata. Së dyti, komunikimi i shoqëruar me gjeste, mund të ndryshojë rrjedhën e këtij komunikimi. Për shembull, gjesti inkurajues ka fuqinë të ndryshojë dhe të ndërtojë një gjuhë komunikimi më të mirë (ose mund ta dëmtojë atë në rastin e kundërt).

Përfundoj, shpjegimi në klasë, komunikimi ballë për ballë, shkëmbimi i mendimeve në formën e pyetje-përgjigjeve, rritin interesin e nxënësve. Mënyrat e komunikimit apo gjestet janë një mjet i rëndësishëm për të kuptuar se si flasim, si mendojmë, por, më e rëndësishmja, janë nxitës që gjithçka që shpjegohet të dëgjohet dhe të përvetësohet më mirë.

- Advertisement -rrrrrrr

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafa Bakia” në Prizren nis gjysmëvjetorin e dytë me gara të fizikës

Shkolla "Mustafa Bakia" në Prizren ka nisur gjysmëvjetorin e dytë me gara, ku nxënësit...

20 pedagogë të rinj janë shtuar në shkollat e Prishtinës me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Saddriu ka njoftuar se gjatë këtij...

Shpërblehen 63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës

63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës gjatë...

Pensionohet mësidhënësja Mysebie Namelgjiu nga Prizeni

Është pensionuar mësidhënësja Mysebie Namelgjiu nga Prizeni. Shkolla 'Gjergj Kastrioti Skenerbeu", ka njoftuar pensionimin...