Për Klodin: Një udhëtim i paharruar mirësie…

- Advertisement -

Në përvjetorin e 20-të të Klodit, mësuesja e tij ndihmëse Elda Elezi ndan një mesazh emocionues. Pas 7 vjetësh bashkëpunimi, nëpërmjet këtij dedikimi mësuese Elda thekson se Klodi i ka mësuar të shohë përtej kufijve dhe të përjetojë botën me dashuri dhe empati.

- paragrafi 1 -

Klod’, në këtë përvjetor tëndin prej dy dekadash, do doja të ndalesha pak.

Jo vetëm për të të uruar, por sepse për 7 vjet me radhë unë të mësova ato që ti në një mënyrë ose në një tjetër i dije sepse i kishe brenda teje, unë thjesht t’i shpërfaqa, ndërsa ti më hape një horizont tejet të ri përpara: plot ngjyra, pakufi e mbi të gjitha me shumë mirësi.

Të zgjata dorën, – më hape krahët, të mësova, – ti u bëre mentori im.

Më mësove se njeriu duhet të shohë përtej kufijve që Zoti i ka caktuar, duke kapërcyer në ato kufij të thyeshëm që Ai ia ka vendosur tjetërkujt dhe ta përjetojë atë botë si të ishte e vetja. Me atë kopjen shtesë të kromozomit 21, i cili është i mbushur me shumë dashuri.

Gëzuar ditëlindjen shok!

“Me shumë përqafime, mësuesja jote”

Nga Elda Elezi, kryetare e rrjetit profesional të mësuesve ndihmës, Lezhë (8 vjet qe punon si mësuese ndihmese)

 

- Advertisement -

© Portali Shkollor