Gjithçka që iu duhet, është njëri nga këto produkte plot vlera.
Kur bëhet fjalë për flokët, të gjithë kanë preferenca të ndryshme, shkruan lajmi.net. Disa i duan dredhat, disa i duan flokët e drejta, dhe secila ka mënyrën e vetë për tu mbajtur plot shkëlqim.
Kur bëhet fjalë për flokë të drejtë, ka disa mënyra për t’i bërë ato me shkëlqim dhe të shndritshme:
Qumësht kokosi:
Qumështi i kokosit nuk lidhet vetëm me mbajtjen e flokut tuaj të drejtë, por vetitë antibakteriale ndihmojnë në uljen e probabilitetit të infeksionit të kokës. Ekspertët thonë se ju duhet të nxjerrni lëngun e një arre kokosi dhe ta vendosni atë mbi flokët tuaj për dhjetë minuta para se ta shpërlani.
Birra:
Nëse ju doni të mbani flokët tuaj të drejtë sigurohuni që ju jeni duke përdorur birrë. Sipas “Top 10 Home Remedies”, birra është e pasur me vitamina dhe antioksidantë që mbajnë flokët të fortë dhe të lëmuar. Ju mund të përdorni birrë për të shpërlarë flokët një herë të vetme.
Aloe Vera:
Aloe Vera ka enzima që nxisin rritjen e shëndetshme. Plus, xheli mund të hidratojë flokët tuaj për t’i mbajtur ato të drejt. Flokët e thatë kanë shumë më shumë gjasa të rriten. Home Remedy Shop tregon se ju mund të bëni një maskë për flokët tuaj duke kombinuar ½ filxhan (120 ml) vaj të ngrohtë dhe xhel aloe. Lajini pas tridhjetë minutash dhe flokët tuaj do të jenë të drejtë.