Për herë të tretë, Haris Bequku kualifikohet në garat ndërkombëtare të matematikës në Dubai dhe Londër

- Advertisement5 -

Nxënësi i talentuar Haris Bequku po vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në garat ndërkombëtare të matematikës.

- paragrafi 1 -

Pas dy kualifikimeve të mëparshme gjatë muajit të fundit, një në Itali (Romë) dhe një tjetër në New York, ai ka arritur edhe një rezultat të shkëlqyer duke u kualifikuar sërish në garat ndërkombëtare të organizuara nga TeenEagle.

- Advertisement - M1

Falë rezultateve të larta në matematikë, Harisi do të përfaqësojë Kosovën në finalet ndërkombëtare që do të mbahen në Dubai dhe Londër. Ky sukses shënon herën e tretë që ai arrin të kualifikohet në gara të këtij niveli, duke dëshmuar përkushtimin dhe talentin e tij në fushën e matematikës.

Arritjet e tij janë një shembull i shkëlqyer për nxënësit e rinj dhe një krenari për vendin, duke treguar se me punë dhe përkushtim mund të arrihen suksese edhe në arenën ndërkombëtare.