Për herë të parë, Universiteti i Prishtinës do të ndajë bursa për studentët ndërkombëtarë

- Advertisement -

Të rinjtë nga vende të ndryshme të botës të cilët nga viti i ardhshëm akademik vendosin të studiojnë në UP, do të përfitojnë bursë studimore nga institucioni.

- paragrafi 1 -

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të UP-së, u miratua kërkesa për ndarjen e një buxheti në vlerë rreth 21 mijë euro, të dedikuar për bursa për studentët ndërkombëtarë.

- Advertisement -

Kjo paraqet një masë shtesë të UP-së të ndërmarrë më qëllim të ndërkombëtarizimit edhe më të madh të institucionit, i cili së fundi ka shënuar progres të rëndësishëm në këtë drejtim.

Vendimi për dhënien e bursave për studentët ndërkombëtarë pason vendimin për dhënien e bursave për herë të parë për studentë të nivelit master dhe të doktoratës, si dhe mbështetjes financiare të dhënë për studentët me aftësi të kufizuara.

#UPgrading ⬆