Për herë të parë mbahet Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe në Tiranë

- Advertisement -

🇽🇰🇦🇱 Për herë të parë, Tirana mikpritëse e Finales së Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe! ✨

📌 Një ngjarje historike që bashkon nxënësit e klasave të 9-ta nga Kosova e Shqipëria, duke thelluar lidhjet arsimore dhe kulturore mes dy vendeve.

- Advertisement -

Njoftimi i ministres të Arsimit në Shqipëri, Ogerta Manastirliu:

❤️Një festë e bukur e Gjuhës Shqipe mblodhi sot në Tiranë nxënësit më të mirë të klasave të nënta të shkollave të Shqipërisë dhe Kosovës 🇦🇱🇽🇰në fazën finale të Olimpiadës së Parë të Përbashkët mes dy vendeve tona 📕🦅 për të lartësuar gjuhën tonë të bukur shqipe.

✍️Bashkë me Ministren e Arsimit, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci i uruam suksese 84 finalistëve nga Shqipëria dhe Kosova që u përballën sot në Tiranë, në fazën e 4-t të kësaj Olimpiade, ku morën pjesë 16 mijë nxënës të dy vendeve tona 🇦🇱❤️🇽🇰

- Advertisement -