E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Për 13 vjet, numri i nxënësve në Kosovë ka rënë për 30.3%

- Advertisement1-

134.366 nxënës më pak ndjekin mësimin në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës në vitin 2021/22 krahasuar me vitin shkollor 2008/2009, sipas të dhënave të publikuara të premten nga Instituti GAP.

Sipas GAP-it, kjo përkthehet në një rënien prej 30.3 për qind. Numri i nxënësve, sipas Institutit, ka shënuar rënie vazhdimisht.

- Advertisement -

Rënie më të madhe të numrit të nxënësve ka në komunat e Kamenicës dhe Junikut (-53%), Rahovecit, Dragashit dhe Vitisë (-45%), dhe Gjilanit dhe Suharekës (-41%).

Sa i përket personelit arsimor, që përfshin mësimdhënësit, personelin administrativ dhe personelin ndihmës, numri i tyre ka mbetur thuajse i njëjtë që nga viti shkollor 2013/2014, kur MASHT-i publikoi të dhëna të detajuara për këtë kategori.

“Në krahasim me vitin shkollor 2013/2014, në vitin shkollor 2021/2022, numri i mësimdhënësve ka rënë për -1%, numri i personelit ndihmës është rritur me 6%, ndërsa numri i personelit administrativ ka rënë për -3%”, thuhet në njoftimin e GAP-it

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...