Pas shumë viteve pune e përkushtimi në fushën e arsimit, zyrtari i Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Reshit Kushaj, ka përmbyllur karrierën e tij profesionale.
Gjatë gjithë angazhimit të tij në arsim, Kushaj është njohur për korrektësinë, përvojën dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e sistemit arsimor në komunën e Prizrenit.
Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka thënë se prof. Reshiti bashkë me shumë arsimdashës shtruan rrugën e dijes.
Postimi i saj i plotë:
Sot me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit të zyrtarit Reshit Kushaj, shpreh falënderimet më të sinqerta për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, prof. Reshiti bashkë me shumë arsimdashës shtruan rrugën e dijes, nëpër të cilën ne sot ecim me krenari, por edhe me detyrimin që misionin e juaj ta vazhdojmë përpara.
Prof. Reshit, të uroj shëndet, qetësi dhe gëzim në këtë fazë të re të jetës.
Trashëgimia jote është histori — dhe historia është ajo që ti ke ndihmuar të shkruhet.
Le të jetë kjo etapë e jetës po aq e bukur dhe e frytshme sa edhe ajo që po lë pas me krenari për gjithçka që ke arritur.
Faleminderit nga zemra për gjithçka! Nuk do të harroj asnjëherë njerëzillëkun dhe përkushtimin tënd🙏
Ju uroj shëndet e zemrën plot t’mira me familje🥂
Respekt e mirënjohje pafund!