Pas një pune jashtëzakonisht të gjatë dhe me plotë sifida e suksese, është pensionuar Remzie Bogujevci, zëvendësdrejtoreshë e shkollës fillore “Selman Riza”, shkruan AlbanianEducation.net.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Fushë Kosovë në shenjë mirënjohje për punën e saj organizoi një pritje të ngrohtë për Bogujevcin së bashku me drejtorë të shkollave.
Drejtori Fatlum Berisha vlerësoi punën e zëvendësdrejtoreshës dhe theksoi se Bogujevci ishte pjesë e të gjitha proceseve në konsolidimin e institucioneve arsimore në Fushë Kosovë, gjithashtu i uroi pensionim të këndshëm dhe me shumë shëndet.
Pjesë e takimit përshëndetës ishte dhe nënkryetari i komunës Besnik Osmani i cili falënderoj Remzie Bogujevci për kontributin e saj dhe në shenjë mirënjohje për punë e saj ndau një dhuratë simbolike me rastin e pensionimit duke i uruar shëndet dhe gjithë të mirat.