Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren, të mërkurën ka organizuar një ndej të veçantë në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e dhënë në arsimit për një gjysëm shekulli për profesorin dhe drejtorin shumëvjeçar, Xhelal Susuri.
Atij në takimin lamtumirës, i është bërë një organizim madhështor nga stafi i shkollës, ku me vite të tëra ka kontribuuar në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave.
“I nderuar Drejtor Xhelal Susuri, në këtë moment të veçantë, dëshirojmë të shprehim një falenderim të thellë për kontributin tuaj të palodhur dhe devotshmërinë tuaj ndaj arsimit për një gjysëm shekulli.
Me ndjeshmërinë dhe zellin tuaj për të frymëzuar nxënësit dhe stafin, keni lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kësaj shkolle. Nëpërmjet vizionit dhe guximit tuaj, keni udhëhequr shkollën tonë në rrugën e suksesit.
Ju ishit frymëzim për të gjithë, duke na udhëzuar nëpërmjet sfidave dhe duke festuar sukseset së bashku. Kontributi juaj në krijimin e një mjedisi mësimor inkurajues, është një trashëgimi e çmuar që do të vazhdojë të shërbejë si burim frymëzimi për brezat e ardhshëm.
I nderuar Drejtor, për ju, pensioni nuk është një përfundim, por një fillim i ri i mundësive.
Në emër të personelit, nxënësve dhe prindërve, ju falënderojmë për angazhimin dhe përkushtimin tuaj të pakursyer ndaj shkollës sonë. Ju urojmë pensionim të qetë dhe të lumtur, plot me kujtime të bukura dhe aventura të reja në rrugën tuaj të re të jetës.
Falënderime për gjithçka, ju dëshirojmë shëndet dhe lumturi në kapitullin tuaj të ri!
Ndërsa ditë më parë edhe kryetari i Odës së Prizrenit, Afrim Tejeci, ka ndarë mirnjohje për kontributin dhe bashkëpunimin shumëvjeçar drejtorit të QK”11 Marsi” në Prizren, Xhelal Susuri.
“Urime Pensionimi nderuar drejtor z.Xhelal Susuri njeriu i punës i dijës, bashkëpuntor mbi 15 vite partner i Odës Zejtare Prizrenit Hanwerkskammer Koblenz Gjermanisë.
Në emët të HWK- Koblenz Presidentit z Ralf Hellrich dhe të ONZP.
Sot me rastin e pensionimit tuaj nuk kemi dhurat qe mund të shpërblejë, kontributin tuaj qe keni dhënë për Arsim dhe edukim shumë gjeneratave, në punën tuaj në Arsim.
Gjatë karierës nuk kursuet mundin dhe vullnetin për të edukuar dhe zhvilluar shkollën ,artitet qe ti paisit kabinetet puntorit e shkolles me ane të bashkpuntorëve partnerve të përfitoj shkolla donacione të shumëta kjo u aritet me vullnetin dhe punën pallodhshëm qe treguat ,ne vizita të shumta që i patëm jashtë shtetit duke i treguar nevojën qe shkolla ka, per të aritur keshty të krijoni një shkollë me kabinete me standarte B.E.
Pensioni është një arsye për Urim ,por nuk do të jetë fundi i bashkpunimit ,ju tani do të keni më shumë kohë për gjerat tuaja të preferuara,por ne do të kena nevoj për këshillat,mendimet e juaja ,shpresojm që asnjeher nuk do të na mungoni në aktivitetet tona të Odës së Prizrenit&Handwerkskammer Koblenz Germany në fushën e Arsimit Aftësimit Profesional.” thuhet në fund të urimit.