Pensionohet veterania e arsimit në Mitrovicë, Shahë Salihu

- Advertisement -

Shkolla e mesme e mjekësisë në Mitrovicë, “Dr. Xheladin Deda”, ka njoftuar se sot u pensionua një prej pedagogëve të njohura në qytet, Shahë Salihu.

Profesoresha e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe po e përmbyll shërbimin e saj në arsim, pas 42 vitesh karrierë.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës “Dr. Xheladin Deda”:

Me plot respekt e nderim, kolektivi i shkollës sonë e përgëzuan kolegen e tyre me rastin e pensionimit dhe ditëlindjes sê saj, duke e uruar që tash e mbas ta ketë shëndetin dhe t’i gëzohet edhe shumë viteve tjera me shumë dashuri e mirësi nga njerëzit të saj, miqtë e dashamirët!

Profesoresha Shahë, konsiderohet një prej veteraneve më të shquara në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave të shumtë, e cila me përkushtimin më të madh dhe punë vetmohuese doli fitimtare në shumë sfida nëpër kohë.

- Advertisement -

Ajo siç thoshte dhe vet ” Nuk kam bêrê asgjë veç punës sime”, ndoshta do të ishte kjo deklaratë e cila do ta mbyllte, me plot modesti nga ana e saj, gjithë kaptinën e veprimtarisê edukative-arsimore pêr 42 vite karrierê.

Ajo shquhet për modesti, karizëm, pedantëri, e mbi të gjitha për fisnikëri e çiltêrsi shpirtërore, për virtyte të cilat pa dyshim që i ka bartur tek familja dhe nxënësit e saj nëpër dekada radhazi.

Profesoreshë Shahë, urime pensionimi, urime ditëlindja! Të dhashtë Zoti jetë e shëndet që t’i gëzohesh viteve të shumta me plot dashuri, respekt e gëzime bashkë me familje dhe urtia jote u trashêgoftë te nipërit e mbesat!

Me respekt e dashuri, kolektivi dhe drejtoria e shkollës!

Gëzuar!