Drejtoria dhe stafi i Institucionit Parashkollor “Foleja 2” në Vushtrri organizuan një koktej mirënjohës për nder të kolegut të tyre, Shaban Zeka – me rastin e 65-vjetorit të lindjes dhe përmbylljes së karrierës së tij të pasur në arsim.
Njoftimi i plotë:
Me përkushtim të pashoq si mësimdhënës, udhëheqës dhe së fundmi si administrator, z. Shabani ka lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e brezave dhe në zhvillimin e institucionit tonë.
Falënderojmë Kryetarin e Komunës, Drejtorin e Arsimit dhe të gjithë të pranishmit që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë moment vlerësimi dhe mirënjohjeje.Z. Shabanit i urojmë shëndet, paqe dhe ditë të mbushura me gëzim në pension!”, thuhet në njoftimin e institucionit. Kolektivi ku punonte ai me rastin e pensionimit i kishin përgatitur një koktej.