Është pensionuar drejtori i shkollës Fillore të Mesme të Ulët ” Nuhi Mazreku”, në Guriq, shkruan AlbanianEducation.net.
Në këtë ceremoni të pensionimit dhe të ditëlindjes së 65 të drejtorit Mazreku, drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi vlerësoi kontributin e tij për arsimimin e gjeneratave.
“Ju shprehi mirënjohjen më të lartë për bashkëpunimin profesional që treguat në udhëheqëjen e shkollës tuaj, me të vetëmin mision ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie për nxënësit, ndërtuat bashkëpunim të qëndrueshëm me strukturat e shkollës të prindërve dhe institucioneve komunale. I gjithë ky motiv pune nga ju, padyshim ishte mësuesi, luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroi i atdheut Nuhi Mazreku, emrin e të cilit e mbanë shkolla juaj, dhe vazhdoi ”Nuhi Mazreku- Heroi i Kosovës, me luftën e tij dhe bashkëluftëtarëve në fund edhe me jetën që ia dha atdheut e shkollës shqipe, tregoi shembullin e njeriut të madh se si duhet atdheu, kombi dhe sa më vlerë është liria, prandaj ju me kolektivin e mësonjëtorës, punuat që brezat e rinj jo vetëm t’i kujtojnë heronjët tanë, por edhe të përkujdesn për të ardhmen e shkollës dhe lirisë kombëtare”, përfundoi Krasniqi.
Edhe, Skënder Gashi, nga SBSHKU- Dega në Malishevë, foli për Selim Mazrekun edhe si mësues edhe si drejtor por edhe si një anëtar i palëkundër i SBSHKUT, për shumë vite.
E vet Selimi i drejtua të pranishmëve duke thënë” Të punosh për shkollën shqipe dhe ta udhëheqësh atë ndër vite, përveç që ishte sfidë, ishte edhe përgjegjësi, prandaj i falënderoi tërë kolektivin me të cilin bashkërrugëtuam në suksest e shkollës tonë”.
Në fund iu ndanë mirënjohje drejtor Selim Mazrekut, nga Drejtoresha, Arbëreshë Krasniqi, kolegët dhe familja.