Ka dalë në pension Safete Maka, punëtore teknike e shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Njoftimin e ka dhënë vet shkolla përmes një postimi në rrjetet sociale ku e ka falënderuar për kontributin dhënë për gjatë viteve.
Njoftimi i shkollës:
Me shumë respekt dhe mirënjohje, shprehim falënderimet tona për Safete Makën, punëtore teknike e shkollës sonë, e cila sot doli në pension.
Gjatë viteve të saj të punës, Safetja ka qenë gjithmonë një pjesë e pazëvendësueshme e komunitetit tonë shkollor, duke kontribuar me përkushtim, zemër dhe profesionalizëm në mirëmbajtjen dhe funksionimin e shkollës.
Faleminderit për gjithçka që ke bërë për nxënësit, stafin dhe ambientin tonë të mësimit! Të urojmë shëndet, gëzim dhe shumë momente të bukura në këtë kapitull të ri të jetës suaj! 🌸