E hënë, 20 Janar, 2025

Pensionohet profesori Zenel Kadrija nga Juniku

- Advertisement1-

Është pensionuar mësimdhënësi Zenel Kadrija nga Juniku.

Ai nisi punën e mësimdhënësit në vitin 1986 në fshatin Prilep, kurse e përfundoi në gjimnazin “Kuvendi i Junikut”, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Me të filluar Lufta në Kosovë profesori detyrën e të mësuarit në shkollë e ndryshoj në detyrën e të mësuarit për përdorimin e armëve në luftë si udhëheqës i togut në Ushtinë Çlirimtare të Kosovës.

Njoftimi nga Gjimnazi “Kuvendi i Junikut” Junik:

Një jetë kushtuar edukimit të brezave të ri.

Profesori Zenel Kadrija u lind me 06. Dhjetor 1959 ne fshatin Rastavicë, shkollën fillore e kreu në vendlindje, për të vazhduar në Gjimnazin Vëllezërit Frashëri ne Deçan drejtimi Shkencor. Me të përfunduar gjimnazin regjistrohet në Fakultetin Filologjik drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Angleze pran Universitetit të Prishtinës. Kohë e vështire, vërshime në rrugë dhe qytet nga studente e Universitetit të Prishtinës në Demostratat e vitit 1981, ku si pjesëmarrës i këtyre demostratave profesori Zenel detyrohet të ndërpres studimet. Dhe pas një viti vazhdon shërbimin ushtarak.

Pas përfundimit të shërbimit ushtarak vazhdon në vitin 1984 studimet në Prizren në Shkollën e Larte drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Angleze të cilat i përfundon në qershor 1986.

- Advertisement -rrrrrrr

Fati ishte ne anën e profit, në shtator të atij viti punësohet në Prilep, një vite me vonë detyrën e mësimdhënësit e vazhdon në Rastavice dhe Junik deri në vitin 1995, ku orët e mësimit deri në fillimin e luftës dhe pas saj i mbanë vetëm në Rastavic.

Gjatë kësaj kohe ku mësimi ishte i ndaluar nga pushteti i vendosu në Kosovë, profesori Zenel u bastisë disa herë, u thirr në intervista e maltretime nga policia serbe, të cilët në shtëpinë e ti gjenden dokumente me stemën e Republikës së Kosovës.

Me të filluar Lufta në Kosovë profesori detyrën e të mësuarit në shkollë e ndryshoj në detyrën e të mësuarit për përdorimin e armëve në luftë si udhëheqës i togut në Ushtinë Çlirimtare të Kosoves.

Në Vitin 2001 deri në vitin 2006 vazhdoj punën në Organizatën Daneze, ACT e cila merrej me pastrimin e fushave të minuara.

Ashtu si fillimi i punës që e lidhi me Junikun profesori vazhdoj punën ne gjimnazin tonë në Janar të viti 2011 e deri me sot ku po ndahet nga detyra e mësimdhënësit, po jo nga misioni i tij. Gjate 14 viteve si mësimdhënës i Gjuhës Angleze në gjimnazin tonë porfesori Zenel ishte edhe zevendësdrejtori i shkollës, trajner i ekipit të Shahut ku u shpall Kampion Kosovë. Ne kolektivi i shkollës të urojmë datëlindjen e 65 dhe pensionimin, ta gëzofsh edhe për shumë dekada. Urime!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...