E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Pensionohet profesori Xhevdet Sadiku nga Rahoveci

- Advertisement1-

Profesori i Historisë, Xhevdet Sadiku sot festoi ditëlindjen e tij të 65-të dhe daljen në pension, shkruan Albanianeducation.net.

Profesori Xhevdet punën e tij në arsimin shqip e filloi në vitin 1980, fillimisht në Shkollën e Mesme të Ulët “Bajram Curri” në Krushë të Madhe në lëndën e Historisë dhe Gjeografisë deri më 1999.

- Advertisement -

Pastaj kaloi në Shkollën e Mesme të Lartë ” Ramiz Sadiku” të Rahovecit, në paralelen e ndarë në Krushë të Madhe. Me pavarësimin e Shkollës të Mesme e Lartë në Krushë me emrin SHML “Ukshin Hoti”, Profesori Xhevdet vazhdoi me përkushtim të jepte kontributin e tij në shkollë, duke treguar aftësitë e tija intelektuale dhe profesionale.

Gjatë punës së tij prej pedagogu ka qenë gjithnjë i afërt dhe i dashur me kolegët e tij të punës dhe me nxënësit e tij.

Gjatë karrierës së tij 44 vjeqare ai tregoi rezultate të mëdha në mësimdhënje.

Në garat komunale dhe republikane të lëndës së Historisë, nxënësit e shkollës sonë arrinin rezultate të larta e të shkëlqyeshme.

Andaj Drejtori i shkollës Mustafa Hoti gjatë një kokteli të mbajtur me rastin e daljes së tij në pension, në një fjalim rasti, i uroi daljen e tij në pension duke e vlerësuar lartë punën dhe përkushtimin e tij në arsim, si dhe sukseset gjatë punës së tij 44 vjeçare, meç rast i ndau edhe një mirënjohje!

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....