Është pensionuar profesori Xhavit Bytyqi nga fshati Orllat i Drenasit.
CV e gjërë e tij:
Profesori Xhavit Bytyqi u lind me datën 02.06.1958 në fshatin Bytyq, Komuna e Drenasit. Arsimin fillor e përfundoi në shkollën “Hasan Prishtina” në Tërpezë të Komunës së Malishevës, kurse atë të mesëm në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Kijevë të Malishevës, me rezultate të shkëlqyeshme.
Duke parë rezultatet e mira në shkollë, dëshirën dhe pasionin e tij të madh për arsim, prindërit përkundër kushteve të vështira financiare, shprehën dëshirën që si fëmiu më i madh në familje të vazhdonte studimet universitare. Këtë dëshirë e kishte edhe vet ai, dhe pasi që tashmë ishte i pasionuar për lëndën e Historisë, filloj studimet në këtë drejtim në Fakultetin Filologjik – Universiteti i Prishtinës.
Studimet universitare në vitet e 80-ta nuk ishin të lehta për shkak të pushtetit të atëhershëm dhe rrethanave të krijuara. Përkundër sfidave dhe vështirësive, ai arriti t’i përfundoj me sukses studimet universitare. Pas përfundimit të studimeve, dëshira ishte shumë e madhe të filloj punën me nxënës. Mirëpo, për shkak të rrethanave të krijuara, kjo ishte pothuajse e pamundur. Si shumë bashkëkombës, edhe Profesori Xhavit, për shkak të kualifikimit të tij universitar, ishte i përndjekur nga pushteti serb të cilët e cilësonin atë si nacionalist, iredentist, separatist dhe të papërshtatshëm për ti edukuar të rinjët e vendit.
Pasi ra sistemi monist dhe u larguan diferencimet ideopolitike, me datën 1 Shator 1989, ndodhi diqka që ai e përshkruan si momenti më i bukur i asaj kohe. Atë ditë, Profesori morri ditarin në duar dhe filloi punën në arsim, specifikisht në shkollën fillore “Emin Duraku” në Arllat të Drenasit. Për plot tri vite punoi në këtë shkollë, ku më pas për shkak të lëvizjeve politike të atëhershme, Profesori si dhe shumë kolegë tjerë në arsim, u larguan nga lista e pagave nga pushteti serb, pasi që mësimdhënësit nuk pranonin që nxënësit ti mësonin me planprograme serbe. Kjo situatë motivoj edhe më shumë mësimdhënësit që të rrisnin intenzitetin për të arsimuar brezat e rinjë me planprogramet shqipe.
Si rezultat i performancës së tij të shkëlqyer si mësimdhënës në shkollën fillore, Profesori Xhavit në vitin shkollor 1992/93 u transferua në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” të Drenasit. Në atë kohë, pjesë e Gjimnazit ishte edhe drejtimi Teknik, ku ai punoi si mësimdhënës në të dy drejtimet njëkohësisht. Në vitin shkollor 1993/94, Shkolla e Mesme Teknike u nda nga Gjimnazi, dhe morri emrin “Leonik Tomeu”, që sot njihet si Instituti i Arsimit dhe Aftesimit Profesional „Fehmi Lladrovci“, në të cilën ai vazhdon të punoj deri më sot. Përkrah vështirësive të punës në arsim gjatë viteve të para dhe pasluftës, Profesori Xhavit vazhdoj gjithmonë me një vullnet të lartë në përmbushjen e misionit fisnik dhe të shenjtë, për edukimin e brezave.
Profesori Xhavit, për shumë vite punoi si koordinator për sigurimin e cilësisë në arsim, poashtu ishte anëtar komisionit për ndarjen e granteve për përmirësim të mësimdhënies në kuadër të Bankës Botërore, si dhe Kryetar i Këshillit të Prindërve në nivel Komunal. Është një ndër profesorët e parë të licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Vlenë të theksohet se puna me përkushtim, rezultatet e arritura dhe performanca e shkëlqyeshme e tij, shërbyen që ai të shpërblehet ndër vite nga „Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë “, „Drejtoria Komunale e Arsimit – Drenas“ dhe nga Shkolla e Mesme Profesionale „Fehmi Lladrovci“.
Bashkëpunimi i tij i ngushtë me kolegë, prindër e nxënës për arritje të rezultateve sa më të mira, bënë atë që të respektohet nga të gjithë e të përmendet ndër të tjera me shumë krenari.
Arritjet Profesionale dhe Mirënjohjet:
Në vitin 1997 – Anëtar i jurisë dhe hartues i pyetjeve të lëndës së Historisë në “Kuizin e Diturisë” në nivel Komunal, kuiz i cili u bë tradicional dhe mbahej për çdo vit në shkolla dhe Drejtorinë për Kulturë dhe Arsim të Kuvendit Komunal.
Në vitin 2000 – Mirënjohje nga Shkolla e Mesme Teknike „Leonik Tomeu“ për rezultate të shkëlqyeshme në punë.
Në vitin 2008 – Kryetar i Këshillit të Prindërve në nivel Komunal dhe anëtar i Këshillit të Prindërve të Kosovës në kuader të MASHT. Në mandatin e parë të Këshillit të Prindërve ka hartuar për herë të parë planprogramin e punës për bashkëpunim në mes 32 shkollave dhe një çerdheje të fëmijëve në nivel komunal.
Në vitin 2008 – Anëtar në komisionin e Bankës Botërore për ndarje të granteve për përmirësimin e mësimdhënies, nga e cila kanë përfituar mjete financiare të gjitha shkollat.
Në vitin 2012 – Më rastin e 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, morri licencën për mësimdhënie nga MASHT, e cila ndau vetëm 100 sosh në tërë Kosovën.
Në vitin 2013 – Mirënjohje për kontribut të veçant e shumë të dalluar në edukimin dhe arsimimin e nxënësve në shkollimin e mesëm ndër vite dhe Mësimdhënësi më i mirë në vitin shkollor 2012/2013.
Në vitin 2016 – Koordinator për sigurimin e cilësisë si dhe shumë komisione të tjera në kuadër të shkollës së Mesme Profesionale „Fehmi Lladrovci“.
Në vitin 2017 – Mirënjohje nga Komuna e Drenasit për kontributin e dhënë në arsim.
Në vitin 2022 – Mirënjohje nga Komuna e Drenasit për realizimin e të gjitha objektivave në procesin edukativo-arsimor për vitin 2021/2022.