Pensionohet profesori Sylejman Kryeziu nga Rahoveci

- Advertisement -

Është pensionuar profesor Sylejman Kryeziu nga Rahoveci. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina, shkruan Albainan Education.

- paragrafi 1 -

Postimi i tij:

- Advertisement -

Sot, më 30 prill 2023, profesor Sylejman Kryeziu ka ditëlindjen dhe ditën e arritjes së moshës së pensionimit.

Profesor Sylejman Kryeziu është profesori i parë i lëndës së artit muzikor në komunën e Rahovecit dhe i pari që del në pension me këtë titull.

Karrierën e tij të punës në arsim e filloi në vitin 1982, duke bërë gati 41 vite përvojë pune në mësimdhënie, në arsimimin e shumë brezave në Shkollat e Mesme të Larta (Gjimnazet) të Malishevës, në SHML ” Xhelal Hajda-Toni ” në Rahovec, në SHML “12 Maji” në Ratkoc dhe në SHML “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe.

- Advertisement -

Profesor Sylejmani ishte edhe profesor imi, në vitin shkollor 1988-1989.

Gjatë gjithë karrierës së tij, profesor Sylejmani ishte i afërt, bashkëpunëtor i mirë me kolegët tjerë mësimdhënës dhe mjaft komunikativ me nxënës dhe mësimdhënës. Profesori Sylejman Kryeziu, arsimimin dhe edukimimin e shumë brezave nuk e konsideronte thjeshtë si profesion, por si mision të shenjtë, që do përkushtim të veçantë.
Në emër të Drejtorisë Komunale për Arsim dhe në emrin tim, profesorit Sylejman Kryeziu i urojmë pensionin, duke i dëshiruar shëndet e jetë të gjatë së bashku me familjen dhe shoqërinë e tij! Respekt dhe mirënjohje për kontributin jetësor në arsim!
Urime pensionimi, profesor Sylejman Kryeziu!