Pensionohet profesori Skender Hasani nga Gjilani, mbi 30 vite kontribut në arsim

- Advertisement -

Është pensionuar profesori Skender Hasani nga Gjilani. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Zenel Hajdini”, në të cilën profesor Skenderi ka punuar më shumë se 30 vite, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Sot, Prof. Skënder Hasani përfundoi karrierën e tij si mësimdhënës pas më shumë se 30 viteve pune të përkushtuar në shkollën tonë.

Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka qenë një mësues i përkushtuar, shembull i disiplinës dhe i dashurisë për dijen, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe formimin e gjeneratave të nxënësve.

Me përvojën, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, Prof. Hasani ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shkollës sonë dhe do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje nga të gjithë ne.

- Advertisement -

Drejtoria e shkollës, së bashku me mësimdhënësit dhe stafin, i urojnë profesor Skënderit shëndet, qetësi dhe shumë gëzime në pensionin e merituar.

Fjalimi i drejtorit Jeton Rexhepi

Të nderuar kolegë!

Familjarë e miq të profesorit Skënder!

Ndjehem shumë i nderuar që sot, në cilësinë e drejtorit të Gjimnazit, t’i urojë ditëlindjen profesorit tim, kolegut e mikut tonë, profesor Skenderit.

Ndjehem i privilegjuar që isha nxënës i tij, koleg e mik, dhe vlerësoj faktin se kurdo ishte i njëjti; i afërt e plot energji, i gatshëm për të ndihmuar e për të qenë krah kujtdo kur i kërkohej. Gjithmonë serioz e i drejtë; në krye të çfarëdo organizimi; gjithmonë dinjitoz, i drejtpërdrejtë e i pakompromis.

Ta mbyllësh punën në arsim duke ruajtur dinjitetin e mësuesit dhe duke qenë gjithmonë i vlerësuar e i dashur nga nxënësit, kolegët e drejtuesit – pak prej nesh ia dalin. Profesor Skënder Hasani ia doli të bëhet modeli se si duhet qëndruar vertikalisht në gjithë rrugëtimin e shkollës shqipe nëpër sfida e suksese. Ai ia doli të jetë modeli për të gjithë ne që u rritëm e punuam krah tij.

Profesor Skënder!

Të faleminderit që ishe pjesa më e mirë e jona – i tillë do të vazhdosh të mbetesh!
Të faleminderit që ishe krahu i djathtë i secilit prej nesh, që ishe profesori ynë, që ishe miku ynë. I tillë do të mbetesh për të gjithë ne.

Lutemi që të të prijë shëndeti e gëzimet në familje!

Shpresojmë ta ndjekim rrugën që na e ke mësuar, ashtu siç na e ke mësuar.

Të lumtur e të privilegjuar që të kishim e që të kemi!

Gëzuar ditëlindjen profesor, sepse pensionimi të ndan nga brezat e ardhshëm të nxënësve, por kurrë nga brezat e shkuar e nga të gjithë ne!

Faleminderit që na lejove të jemi pjesë në jetën tënde.

Qofsh i lumtur e shëndetplotë!

Gëzuar profesor Skënder Hasani!
Drejtori,
Jeton Rexhepi – nxënës e mik i përjetshëm i joti