E martë, 26 Nëntor, 2024

Pensionohet profesori Shkëlqim Zunçe nga Gjilani

- Advertisement1-

Mësimdhënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, kanë organizuar një mbrëmje përshëndetëse me profesorin e fizikës, Shkëlqim Zunçe, i cili edhe zyrtarisht është pensionuar.

Në këtë mbrëmje është çmuar lart puna, angazhimi dhe kontributi i profesorit Shkëlqim Zunçe, i cili mbi katër dekada me ditar në dorë punoi në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.

- Advertisement -

Fillimisht, Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, në një fjalë rasti, duke iu drejtuar profesorit Shkëlqim, kolegëve dhe familjarëve të profesorit, ka theksuar se në këtë moment ndarjeje me punën në shkollë, duhet falënderuar profesor Shkëlqimin për rreth 41 vite punë sfiduese në edukimin e brezave.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për angazhimin e përkushtimin që shkolla jonë mbi të gjitha të ketë mision atdhetar, dhe pastaj edukativ- dituror, sepse kjo ishte koha kur profesor Shkëlqimi me brezin e tij përballeshin, mbi të gjitha, për ruajtjen e qenies e dinjitetit kombëtar dhe rritën e atdhedashurisë, krahas misionit arsimor e konkurrues në tregun e dijes”, ka thënë Mustafa, që ka shtuar se për të gjitha këto, ai shpreh mirënjohjen e falënderimin që profesor Shkëlqimin e kishim këtu, në mesin tonë, si mik e kolegë, si njeri me zemër të madhe, si humanist e misionar të përkushtuar për dijen e atdheun.

“Mbyllja me ndershmëri e punës mbi katërdekadëshe në arsim, të jep ndjenjën e të qenit besnik i pasionit, profesionit e misionit të mësuesit. Shkëlqim Zunçe, miku e kolegu ynë, që po i bëjmë nderimet të gjithë, duhet të ndjehet krenar për këtë përmbyllje admiruese të punës në arsim. Ne jemi të lumtur që ishim pjesë e këtij rrugëtimi bashkë me ty. Të falemnderit profesor Shkëlqim, që ishe njeriu ynë, miku ynë, profesori e kolegu ynë. Të priftë shëndeti e mos t’u ndafshin gëzimet bashkë me familjen. Ndonëse do të na mungosh kurdo me këmbënguljen tënde, ne do të vazhdojmë të mbetemi miqtë e kolegët e tu. Urime ditëlindjen e pensionimin profesor Shkëlqim. Shëndet e gjitha të mirat në jetë. Të faleminderit për gjithçka. Gëzuar!”, ka thënë Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, i cili për punën dhe kontributin e profesorit Shkëlqim e ka nderuar atë me një mirënjohje në emër të shkollës, derisa në shenjë kujtimi edhe zëvendësdrejtori i ka ndarë një plaketë.

Profesoresha e biologjisë, Dinore Kastrati, në emër të kolegëve, në shenjë kujtimi i ka dhuruar një orë dore profesorit tashmë të pensionuar dhe ky kolektiv e ka bërë traditë që çdo profesori që pensionohet t’i dhurojë edhe një komplet rrobash, gjë që në emër të kolegëve e bëri profesori më i vjetër Shefik Azizi.

Shqipe Sijarina – Jakupi, profesoreshë e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë e që dikur e kishte kujdestar klase profesorin Shkëlqim Zunçe, ka kujtuar kohët e vështira të viteve të nëntëdhjeta, kur kishin mësuar në shtëpitë e shkolla e pikërisht orën e parë në ato kushte e kishin mbajtur në banesën e profesorit Zunçe, andaj ajo, në emër të ish-klasës së saj i ka dhuruar plakatën e maturantëve, por të bërë tash ndryshe, që atëkohë e kishte bërë “Foto Fari”. Ajo ka rrëfyer për punën që kishte bërë profesori Shkëlqim, për afërsinë që ai kishte me nxënës dhe për sakrificat nëpër të cilat kishte kaluar arsimi shqip, andaj meritë të madhe në mbijetesën e arsimit shqip ka edhe profesori Shkëlqim.

Edhe ish-nxënësi i tij, Jeton Rexhepi, tash drejtor në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, ka evokuar kujtime nga koha kur kishte qenë nxënës dhe në emër të kolektivit që drejton i ka uruar pensionimin profesorit Shkëlqim Zunçe, i cili një kohë të gjatë kishte punuar edhe në këtë gjimnaz.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndryshe, profesori Shkëlqim Zunçe ka falënderuar kolegët për këtë organizim dhe ka rikujtuar detaje nga koha e tij si mësimdhënës, pa anashkaluar kohën kur qysh si i ri në vitin 1983 kishte nisur punën në arsim, ngjarjet e fillimvitit të nëntëdhjetave, ndaljen e pagave për mësimdhënës dhe solidarizimin mes veti, helmimin e nxënësve shqiptarë, përjashtimin nga objektet shkollore, mësimin nëpër shtëpi-shkolla, periudhën e luftës e deri te sfidat që sjell ky profesion human, të cilit ai nuk iu nda asnjëherë as në kohët më të vështira.

Nxënësit dhe kolegët me të cilët ka punuar, gjithmonë do t’i jenë falënderues profesorit Shkëlqim Zunçe, të cilit i dëshirojnë jetë të gjatë pranë më të dashurve të tij.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Profesoresha nga Mitrovica Dafinë Beqiri – Peci: Shembull i përkushtimit ndaj nxënësve

Profesoresha Dafinë Beqiri - Peci është njëra nga mësimdhënësit më të dalluar dhe të...

PREMTIMI: Rritje e pagave 200 euro që në javë të parë, mësim tërëditor e 80 çerdhe

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot në Vushtrri, programin e kësaj partie...

Në prag të 28 Nëntorit, LIRI iu dërgon dhurata nxënësve të klasës së parë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Pensionohet profesori Enver Veliu nga Rahoveci

Është pensionuar profesori Enver Veliu nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i DKA në Rahovec: Sot, 25...