Është pensionuar profesori Sabri Shyti nga Vushtrria.
Njoftimin e ka dhënë shkolla “Lutfi Musiqi”.
Profesori Sabri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe formimin e gjeneratave të shumta të nxënësve.

Njoftimi i shkollës:
Urime ditëlindja dhe pensionimi, profesor Sabri Shyti! 🎓🌟
Sot, profesori ynë i nderuar Sabri Shyti feston 65-vjetorin e lindjes dhe njëkohësisht përmbyll me dinjitet rrugëtimin e tij profesional në arsimin e mesëm teknik 📚.
Pas shumë vitesh pune të palodhshme, përkushtimi dhe profesionalizmi, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe formimin e gjeneratave të shumta të nxënësve 👏✨.
Në një manifestim të veçantë, drejtoria e shkollës, kolektivi, nxënësit dhe prindërit shprehën mirënjohjen dhe vlerësimin për kontributin e tij të çmuar 🤝🎓.
🎊 I urojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë e të lumtur dhe një pensionim të qetë e të merituar! 🌿😊
🙏 Faleminderit për gjithçka, profesor! 🌟
@highlight