Pensionohet profesori Ramadan Berisha nga Lipjani

- Advertisement5 -

Është pensionuar profesori i Biologjisë, Ramadan Berisha, nga Lipjani, duke shënuar përmbylljen e një karriere të gjatë dhe të suksesshme në shërbim të arsimit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla në njoftim thotë se puna dhe angazhimi i tij ndër vite do të mbeten një shembull i mirë për kolegët dhe nxënësit.

- Advertisement - M1

Njoftimi i Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan:

Sot, në një ceremoni të veçantë përshëndetëse, kolektivi i Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan përcolli në pension profesorin e biologjisë, z. Ramadan Berisha, duke shënuar përmbylljen e një karriere të gjatë dhe të suksesshme në shërbim të arsimit.

Gjatë kësaj ceremonie, drejtori i shkollës, z. Semir Gashi, i ndau profesor Berishës një mirënjohje në shenjë falënderimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij të vyer në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave të nxënësve.

- Advertisement - m2

Puna dhe angazhimi i tij ndër vite do të mbeten një shembull i mirë për kolegët dhe nxënësit.

I urojmë profesor Ramadan Berisha shëndet, mbarësi dhe një pension të qetë e të lumtur!