Pas plot katër dekadash përkushtim në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të tëra, është pensionuar profesori Nehat Qafleshi, duke i dhënë lamtumirën detyrës mësimore në shkollën fillore “Ruzhdi Berisha” në Dragash, shkruan AlbanianEducation.net.
Prof. Qafleshi njihet si një nga figurat më të respektuara në arsimin e komunës së Dragashit. Gjatë 40 viteve të karrierës së tij, ai ka qenë jo vetëm mësues, por edhe udhërrëfyes, frymëzim dhe shembull për nxënësit dhe kolegët e tij.
Me një përkushtim të rrallë ndaj profesionit, ai ka ndikuar në formimin intelektual dhe moral të shumë brezave, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit.
Pensionimi i Prof. Qafleshit shënon fundin e një epoke, por trashëgimia e tij do të mbetet e gjallë në kujtimet dhe sukseset e nxënësve që ai ndihmoi të formohen si njerëz dhe profesionistë.