Pensionohet profesori Nazim Berisha nga Prizreni, pas plot 40 viteve punë në arsim

- Advertisement5 -

Është pensionuar profesori Nazim Berisha nga Prizreni. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Luciano Motroni”.

- paragrafi 1 -

Profesori Nazim ka kontribuar plot 40 vite në edukimin e brezave në arsim, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës: 

URIME DITELINDJEN DHE PENSIONIMIN Profesor NAZIMI!

Të nderuar kolegë, nxënës, prindër dhe miq,

- Advertisement - m2

Sot jemi mbledhur për të shënuar një moment të veçantë dhe emocional – pensionimin e profesorit të nderuar Nazim Berisha, pas plot 40 viteve punë dhe përkushtimi në arsim.

Katër dekada nuk janë vetëm vite pune,ato janë mijëra nxënës të edukuar, qindra gjenerata të frymëzuara dhe një jetë e tërë e dhënë me përkushtim për dijen, edukimin dhe formimin e të rinjve. Si profesor i Kimisë, profesori Nazim nuk ka mësuar vetëm formula e reaksione kimike, por ka kultivuar te nxënësit dashurinë për shkencën, disiplinën, përgjegjësinë dhe respektin për dijen.

Me profesionalizmin, urtësinë dhe korrektësinë e tij, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shkollën tonë dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta kenë profesor dhe koleg.

I nderuar profesor Nazim,

në emër të gjithë stafit dhe nxënësve, ju falënderojmë për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm, për sakrificën, durimin dhe përkushtimin e treguar ndër vite. Puna dhe vlera juaj do të mbeten gjithmonë shembull për brezat që vijnë.

Ju urojmë shëndet, lumturi dhe një pensionim të qetë e të mbushur me gëzim pranë familjes dhe më të dashurve tuaj.

Faleminderit për gjithçka që keni dhënë për arsimin dhe për shkollën tonë!
Me respekt dhe konsideratë: Mehdi Krasniqi, drejtor!

699969314 1510261610888448 8818002597143165922 n

Shqip | English