Është pensionuar profesori Naser Bytyqi nga Prizeni. Njoftimin e ka dhënë gjimnazi “Gjon Buzuku”, në Prizren, shkruan AlbanianEducation.net.
Me këtë rast u organizua një koktej solemn në nder të ditëlindjes dhe pensionimit të profesorit të nderuar Bytyqi, një figurë e respektuar që për dekada me radhë i dha vlerë arsimit dhe edukimit të shumë gjeneratave.
Njoftimi nga Gjimnazi “Gjon Buzuku”:
Sot, në shkollën tonë u organizua një koktej solemn në nder të ditëlindjes dhe pensionimit të profesorit të nderuar z.Naser Bytyqi, një figurë e respektuar që për dekada me radhë i dha vlerë arsimit dhe edukimit të shumë gjeneratave.
Me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri të sinqertë për dijen, profesori z.Naser Bytyqi ka qenë shembull i mësimdhënësit të palodhur, i cili jo vetëm ka transmetuar njohuri, por ka edukuar me vlera, disiplinë dhe humanizëm. Ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e nxënësve të tij, duke qenë udhërrëfyes, këshilltar dhe frymëzim për shumë breza.
Kontributi i tij në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe në formimin akademik e njerëzor të nxënësve tanë do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së shkollës sonë. Përkushtimi i tij ndër vite është dëshmi se arsimi ndërtohet me zemër, durim dhe vizion.
Profesorit z.Naser Bytyqi, i urojmë shëndet, jetë të gjatë, qetësi dhe shumë gëzime në kapitullin e ri të jetës!
Me respekt
Gylaj Shipkovica
Drejtoreshë