Pensionohet profesori Mustafë Hoti nga Rahoveci – dha kontribut 43 vite në arsim

- Advertisement5 -

Pas 43 vitesh përvojë pune në arsim, sot, është pensionuar profesori i lëndëve të makinerisë dhe teknologjisë informative Mustafë Hoti nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i bërë nga drejtori i Arsimit, Avni Morina:

- Advertisement - M1

Pas 43 vitesh përvojë pune në arsim, sot, 18 maj 2024, profesori i lëndëve të makinerisë dhe teknologjisë informative Mustafë Hoti, feston ditëlindjen dhe ditën e pensionimit.

Profesorit Mustafë Hoti i urojmë ditëlindjen dhe pensionimin, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur në gjirin familjar.

Ai punoi në mësimdhënie në SHML “Xhelal Hajda -Toni” në Rahovec, e pastaj në SHML “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe deri në vitin 2017, ndërsa nga viti 2017 e deri më sot ishte drejtor i Shkollës së Mesme të Lartë “Ukshin Hoti”.

- Advertisement - m2

E gëzofsh pensionin, Mustafë Hoti!

441970113 10229830560407195 109579769174940944 n