Pensionohet profesori Musa Kameri nga Vushtrria

- Advertisement5 -

Është pensionuar profesori Musa Kameri nga Vushtrria, shkruan AbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Drejtori i shkollës, Bashkim Kovaçi, vlerësoi rolin e profesorit në formimin e brezave të rinj dhe ndikimin e tij në jetën shkollore. Në emër të drejtorisë, ai i ndau një mirënjohje dhe i uroi shëndet e qetësi në këtë etapë të re.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës “Bahri Haxha” në Vushtrri:

NJË JETË NË SHËRBIM TË DIJES, PROFESORI MUSA KAMERI PËRMBYLL ME DINJITET RRUGËTIMIN E TIJ

Pas shumë dekadash përkushtimi në arsim, profesori Musa Kameri përmbyll me dinjitet një rrugëtim të rëndësishëm dhe nis kapitullin e pensionimit.

- Advertisement - m2

Ceremonia e organizuar në nder të tij solli një atmosferë të ngrohtë dhe plot vlerësim.
Menaxhmenti i shkollës, Shoqata Sindikale, kolegët dhe nxënësit u bënë bashkë për të shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tij të gjatë dhe domethënës.

Drejtori i shkollës, Bashkim Kovaçi, vlerësoi rolin e profesorit në formimin e brezave të rinj dhe ndikimin e tij në jetën shkollore. Në emër të drejtorisë, ai i ndau një mirënjohje dhe i uroi shëndet e qetësi në këtë etapë të re.

Kryetari i SBASHK-ut të shkollës, Avni Rexha, i dhuroi një kujtim simbolik me këtë rast.
Fjalë vlerësimi ndanë edhe kolegët, ndër ta Fetah Hajdini (kryetar i Aktivit të Ekonomisë). Ai tha se profesionalizmi dhe fryma bashkëpunuese e kanë karakterizuar ndër vite.

Një moment i veçantë ishte kokteji i përgatitur nga profesori Festim Muzaqi, së bashku me nxënësit e profilit “Kuzhinier”.

Të pranishmit e uruan profesorin për pensionimin dhe realizuan një fotografi të përbashkët.
Urime për shëndet, jetë të gjatë dhe ditë të qeta në vijim!

Menaxhmenti i shkollës