Pensionohet profesori Musa Ajeti pas një karriere të gjatë akademike

- Advertisement5 -

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar pensionimin e Prof. Asoc. Dr. Musa Ajeti, profesor i Fakultetit Ekonomik, i cili për shumë vite me radhë ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe zhvillimit institucional të universitetit.

- paragrafi 1 -

Me këtë rast, në Fakultetin Ekonomik u mbajt një aktivitet për nder të profesorit të pensionuar, ku fjalë rasti mbajti Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Xhevat Sopi. Ai vlerësoi lart punën profesionale, përkushtimin dhe etikën akademike të Prof. Asoc. Dr. Musa Ajeti, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në formimin e gjeneratave të shumta të studentëve dhe në avancimin e cilësisë së mësimdhënies në fakultet.

- Advertisement -

Kolegët e Fakultetit Ekonomik dhe të universitetit e uruan Prof. Asoc. Dr. Musa Ajeti për pensionimin, duke shprehur mirënjohje dhe respekt për bashkëpunimin ndër vite, kontributin akademik dhe përkushtimin e tij profesional.

Prof. Asoc. Dr. Musa Ajeti, përveç angazhimit të tij si ligjërues, ka dhënë kontribut të rëndësishëm edhe në qeverisjen universitare, duke qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka”. Në këtë rol, ai ka kontribuar në proceset vendimmarrëse dhe në zhvillimin strategjik të institucionit.

Në fjalën e tij, Prof. Asoc. Dr. Musa Ajeti shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga kolegët dhe studentët, duke theksuar se vitet e kaluara në Universitetin Publik “Kadri Zeka” do t’i mbajë gjithmonë si një përvojë të vlefshme profesionale dhe njerëzore.

- Advertisement -

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan shpreh falënderim dhe respekt të veçantë për kontributin shumëvjeçar të Prof. Asoc. Dr. Musa Ajeti dhe i uron shëndet, mirëqenie dhe suksese në etapën e re të jetës së tij.

musaaaaa

612424991 1277126447768033 6037198470635234906 n