Pas një karriere të gjatë 35-vjeçare në shërbim të arsimit dhe edukimit të brezave të rinj, profesori i Kimisë, Muharrem Elezkurtaj, ka përmbyllur misionin e tij fisnik në arsim.
Në ceremoninë e organizuar me rastin e pensionimit, e cila përkoi edhe me ditët e veçanta të maturantëve të gjimnazit, kolegë, nxënës dhe drejtues të shkollës shprehën mirënjohje për kontributin e çmuar të profesorit Elezkurtaj ndër vite.
Ai u vlerësua për përkushtimin në arsimim, edukim dhe frymëzim patriotik të shumë gjeneratave, duke lënë gjurmë të rëndësishme në jetën shkollore dhe profesionale të nxënësve të tij.
Me profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm, profesori Elezkurtaj konsiderohet si një ndër figurat e respektuara të arsimit, i cili për dekada kontribuoi në formimin akademik dhe njerëzor të të rinjve.

