E premte, 20 Shtator, 2024

Pensionohet profesori Mehmet Dalipi nga Bujanoci

- Advertisement1-

Pas katër dekadash punë sistematike, të palodhshme dhe të përkushtuar në arsim, profesori i lëndës së Biologjisë, Mehmet Dalipi, në moshën 65 vjeçare i dha fund karrierës së tij si mësimdhënës, në shkollën e mesme ”Sezai Surroi” në Bujanoc.

Kontributi i tij në arsimimin e gjeneratave të reja fillon që nga viti 1983 nëpër disa shkolla fillore në komunën e Bujanocit (mbi dy dekada), duke u përballur me sfida të ndryshme për shkollimin e rinisë sonë, e më pas duke vazhduar punën e tij si mësimdhënës deri më tani, në shkollën e mesme ”Sezai Surroi” në Bujanoc.

- Advertisement -

Në shenjë respekti për kontributin e tij si mësimdhënës, ish-drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu, e ka vlerësuar lartë kontributin dhënë në arsim të profesorit Mehmet Dalipi, njëherësh dhe ka falënderuar atë për përkushtimin e tij prej mësimdhënësi që tregoi në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, gjenerata me radhë.

Edhe drejtori i shkollës, Admir Nazifi dhe profesori Muhamet Jashari folën fjalë miradije për profesor Mehmet Dalipin dhe e falënderuan duke e përgëzuar atë, për kontributin e tij, dhe duke i uruar e dëshiruar së pari shëndet dhe jetë të gjatë, dhe që ta gëzojë shëndetshëm pensionin gjatë jetës së tij.

Me këtë rast, në shenjë nderimi dhe respekti për profesor Mehmet Dalipin, drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Admir Nazifi, kishte organizuar një koktej, për mësimdhënësit e të dy ndërrimeve, në ditën e pensionimit të profesorit Mehmet.

CV e profesorit Mehmet Dalipi

Mehmet Dalipi i lindur më 20 tetor 1958, në Lluçan, shkollën fillore e kreu në Lluçan, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Bujanoc dhe Fakultetin e Shkencave Natyrore – drejtimi i Biologjisë në Prishtinë.

- Advertisement -rrrrrrr

Në vitin 1983-1984 filloi për herë të parë të punojë në shkollën fillore “29 Nëntori” në Dobrosin, Lluçan, Konçul, Nasalcë, rreth 22 vjet (mbi dy dekada), pastaj dy vite punoi në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc dhe tri vite në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.

Kurse që nga viti shkollor 2005/2006 ka filluar të punojë në shkollën e mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc, ku ka vazhduar të punojë deri më tani.

Gjatë punës së tij si mësimdhënës është marrë me shumë aktivitete tjera në shkollë, në projekte të ndryshme, ka përfaqësuar shkollën nëpër seminare të ndryshme, me vite është angazhuar me aktivitete për mirëmbajtjen e kopshtit të shkollës së mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc.

Gjatë aktiviteteve politike ka qenë një mandat këshilltar në kuvendin komunal të Bujanocit, si dhe ka qenë i angazhuar politikisht që nga fillimi i sistemit pluralist në ish-Jugosllavinë, një nga themeluesit e nëndegës së PVD-së në Bujanoc. Jeton dhe vepron në Bujanoc.
Kolektivi i shkollës, profesor Memetit i dëshiron që ta gëzojë pensionin me shëndet të plotë…

Metali Krasniqi

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...