Pensionohet profesori Luan Shahiqi nga Gjilani – një jetë në shërbim të arsimit dhe artit



nder titull

- Advertisement5 -

Pas dekadash të tëra të përkushtimit në arsim dhe art, profesori dhe piktori i njohur Luan Shahiqi ka përmbyllur karrierën e tij profesionale si mësimdhënës, duke u pensionuar mes vlerësimeve dhe emocioneve të kolegëve, miqve dhe familjarëve.

- paragrafi 1 -

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, drejtori i Shkollës së Arteve Pamore “Adem Kastrati”, Roland Masurica, vlerësoi lart kontributin e profesor Shahiqit, duke theksuar përkushtimin, profesionalizmin dhe korrektësinë që e kanë shoqëruar gjatë gjithë veprimtarisë së tij.

- Advertisement - M1

“Profesori Luan Shahiqi po mbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës profesionale, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në arsim dhe art. Për ne, ai mbetet shembull i përkushtimit dhe i dashurisë për profesionin”, tha Masurica.

Ai veçoi gjithashtu krijimtarinë artistike të Shahiqit, e cila është prezantuar në dhjetëra ekspozita brenda dhe jashtë vendit, duke e bërë atë një nga emrat më të respektuar të artit pamor në Gjilan dhe më gjerë.

Me fjalë mirënjohjeje u paraqitën edhe kolegët Nijazi Haziri, Rexhep Bunjaku, Agim Kajtazi dhe Bajram Fejzullahu, të cilët vlerësuan jo vetëm punën e tij si pedagog, por edhe cilësitë njerëzore që e kanë karakterizuar ndër vite.

- Advertisement - m2

719218750 1610149980897016 8588816092895293233 n 1536x1024 1

Në emër të familjes foli Kujtim Shahiqi, i cili falënderoi kolektivin e shkollës për respektin dhe vlerësimin e treguar ndaj profesorit.

I emocionuar, profesori Luan Shahiqi u shpreh mirënjohës për nderimin që iu bë në ditën e pensionimit.

“Ka ardhur koha për të pushuar nga puna e përditshme, por jo edhe nga arti. Për sa kohë do ta kem shëndetin, do të vazhdoj të krijoj, sepse në art nuk ka pensionim”, tha ai.

719585420 1489230153216973 1007245599265200555 n

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në edukimin e shumë gjeneratave dhe në zhvillimin e artit pamor, profesorit Shahiqi iu ndanë mirënjohje nga drejtoria e shkollës dhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan.

Një jetë në shërbim të artit dhe arsimit
Luan Shahiqi u lind më 19 korrik 1961 në Gjilan. Studimet i kreu në Akademinë e Arteve, në degën e Pikturës, ku më vonë fitoi edhe gradën Magjistër i Arteve.

Karrierën profesionale e nisi në vitin 1983 si dizajner në fabrikën e tekstilit “INTEGJ” në Gjilan, ndërsa më pas për më shumë se dy dekada ushtroi profesionin e dizajnerit të enterierit. Në vitin 2012 iu bashkua Shkollës së Arteve Pamore “Adem Kastrati”, ku kontribuoi në edukimin dhe formimin artistik të shumë brezave të rinj.

Shqip | English