Është pensionuar profesori Jetulla Sertolli, nga Prizreni, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftimin e Qendrës së Kompetencës “11 Marsi” në Prizren, thuhet se profesor Jetulla Sertolli ka qenë shembull i përkushtimit profesional, korrektësisë dhe përgjegjësisë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në punën pedagogjike dhe në jetën institucionale të shkollës.
Njoftimi i shkollës:
URIM PËR PENSIONIM
Me rastin e pensionimit të profesorit Jetulla Sertolli, stafi drejtues dhe i gjithë kolektivi i QK “11 Marsi” – Prizren, shprehin mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për kontributin e çmuar dhe shumëvjeçar që ka dhënë në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.
Profesor Jetulla Sertolli ka qenë shembull i përkushtimit profesional, korrektësisë dhe përgjegjësisë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në punën pedagogjike dhe në jetën institucionale të shkollës sonë.
Me punën e tij të palodhur ka ndihmuar në formimin akademik dhe njerëzor të shumë nxënësve, si dhe në forcimin e cilësisë së mësimdhënies.
Në emër të drejtorit dhe të gjithë stafit të QK “11 Marsi”, ju falënderojmë për çdo përpjekje, sakrificë dhe angazhim ndër vite.
Ju urojmë pensionim të shëndetshëm, jetë të gjatë, qetësi familjare dhe shumë momente të bukura në këtë kapitull të ri të jetës suaj.
Me respekt dhe mirënjohje,
Drejtoria dhe stafi i QK “11 Marsi” – Prizren