Pensionohet profesori Ibrahim Berisha

- Advertisement -

Profesori Ibrahim Berisha mbajti sot ligjëratën përshëndetëse nën organizimin e Kuvendit të Sociologjisë, me rastin e pensionimit dhe përfundimit të angazhimit të tij në Universitetin e Prishtinës.

- paragrafi 1 -

Para një audience të përbërë nga miq, bashkëpunëtorë, kolegë dhe studentë, profesori ndau kujtime, përjetime dhe reflektime nga rrugëtimi i tij shumëvjeçar akademik e intelektual.

- Advertisement -

Në emër të Fakultetit Filozofik, dekani Baliqi ndau një mirënjohje për kontributin e çmuar të profesorit Berisha, ndërsa edhe studentët e Departamentit të Sociologjisë i dhuruan një mirënjohje simbolike në shenjë falënderimi. Për figurën dhe veprën e tij folën gjithashtu bashkëpunëtorë dhe kolegë të afërt.

Departamenti i Sociologjisë falënderon Profesorin Ibrahim Berisha për angazhimin dhe përkushtimin e tij ndaj studentëve dhe dijes në përgjithësi.

Profesor Berisha është në mesin e emblemave më të rëndësishme të kulturës dhe shkencës në Kosovë. Departamenti i Sociologjisë do të jetë përherë krenar me emrin e tij.

- Advertisement -