Është pensionuar profesori Muhib Lohaj. Njoftimin e ka dhënë Gjimnazi i Specializuar Matematikor ku ka dhënë mësim profesori Lohaj, shkruan AlbanianEducation.net.
Ai është një nga figurat e rëndësishme të matematikës në Kosovë.
Ai ka përfunduar studimet në Prishtinë e Zagreb dhe ka doktoruar në Universitetin e Prishtinës, ku ka qenë profesor i rregullt në Departamentin e Matematikës.
Njoftimi i plotë:
📌Gjimnazin e Specializuar Matematikor
16.09.2025
Pensionimi i Prof. Dr. Muhib Lohaj
🙏 Për kontributin madhështor në edukimin dhe arsimimin e brezave, Gjimnazi organizoi një darkë festive me rastin e pensionimit të tij, ku drejtoresha e shkollës znj.Fahrije Latifi Retkoceri, në emër të GJSM, i ndau Mirënjohje.
Prof. Muhib Lohaj është një nga figurat e rëndësishme të matematikës në Kosovë. Ai ka përfunduar studimet në Prishtinë e Zagreb dhe ka doktoruar në Universitetin e Prishtinës, ku ka qenë profesor i rregullt në Departamentin e Matematikës. Fushat e tij kërkimore përfshijnë analizën funksionale, ekuacionet diferenciale dhe teorinë e operatorëve. Ka botuar punime shkencore në revista ndërkombëtare dhe ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e matematikës në vend.
Përveç punës në universitet, Prof. Lohaj ka kontribuar edhe në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Kryeqyteti Prishtina, ku ka ligjëruar dhe ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues.
Me përkushtim ka ndihmuar në rritjen e këtij institucioni elitar, i cili përgatit gjenerata të reja të talentuara në matematikë.
👏 Mirënjohje dhe respekt për punën e tij të palodhshme!